Mamaja e Kim Kardashianit, Kris Jenner thotë se nuk do të martohet më kurrë

Mediale Vip

Mamaja e Kim Kardashianit, Kris Jenner thotë se nuk do të martohet më kurrë

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 13:31
Kim Karadashian dhe nëna e saj,Kris Jenner

Sipas një mikeshe të familjes, sipërmarrësja 64-vjeçare – e cila ka gjashtë fëmijë nga martesat e saj me të ndjerin Robert Kardashian dhe Caitlyn Jenner – nuk ka në plan të kurorëzohet me partnerin e saj, Corey Gamble.

“Kris është akoma me Coreyn por ajo nuk është fejuar dhe ata nuk do të fejohen”, tha një shoqe e besueshme për The Sun. “Ajo kurrë nuk do të martohet më. Kjo funksionon për të”, shtoi ajo, shkruan DailyMail.

Çifti u takuan në festën e ditëlindjes së 40-të të stilistit Riccardo Tisci në Ibiza në vitin 2014.

Dy vjet më parë, Kris nxiti spekulimet se ajo ishte e fejuar me 39-vjeçarin Corey.

Mamaja e Kim Kardashianit, nxiti thashetheme se ajo dhe i dashuri i saj kishin çuar marrëdhënien e tyre në nivelin tjetër pasi ajo u pa shumë herë duke vënë një unazë me diamant në gishtin e saj të unazës, por ajo nuk pranoi të përgjigjej në asnjë pyetje mbi këtë temë.

Në vend të kësaj, gjatë një loje të ‘Spill Your Guts or Fill Your Guts’ ndërsa shfaqej si mysafire në ‘Late Late Show’ të prezantuesit James Corden, Kris vendosi të hante ushqimet e shpifura në vend se t’i përgjigjej pyetjes nëse ishte apo jo e fejuar.

Ajo tha: “Jo, nuk do të përgjigjem”.

 
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat