“Kam 10 vite pa udhëtuar…”, cila është fobia më e madhe e Eranda Libohovës

Mediale Vip

“Kam 10 vite pa udhëtuar…”, cila është fobia më e madhe e Eranda Libohovës

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 15:06
Eranda Libohova

Të gjithë mund ta njohim këngëtaren Eranda Libohova me zërin e saj të mrekullueshëm, por pak persona mund ta dinë fobinë e saj.

Fobia e saj më e madhe është avioni dhe ka 10 vite që nuk udhëton me të, por përdor vetëm makinën.

Në një lidhje me skype ajo tregoi në “Shqipëria Live” se ka frikë nga avioni dhe kjo kishte ardhur pas një eksperience udhëtimi për në SHBA. Këngëtarja tregoi se avioni është një tmerr për të pas asaj dite dhe se përdorte vetëm makinën për çdo udhëtim.

“Ishte një udhëtim i gjatë dhe unë e dija që rreziku i avionit është kur ngrihet dhe kur ulet, por në momentin që ai u ngrit filloi të lëkundej shumë, kishte turbulenca. Ishte një ndjesia shumë e keqe saqë mendova se do të binim. Të gjithë aty më jepnin alkool ose ndonjë medikament për t’u qetësuar që të paktën të më zinte gjumi sepse isha shumë në ankth deri në përfundimin e udhëtimit. Që nga ai rast unë nuk udhëtoj më me avion”, tha Eranda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat