Maluma konfirmon lidhjen e re!

Mediale Vip

Maluma konfirmon lidhjen e re!

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 17:00
Maluma

Pasi u fotografua në New York duke u puthur me një vajzë misterioze, Maluma ka postuar në Instagram disa foto romantike në plazh duke konfirmuar se tashmë i ka hapur dyert një dashurie të re.

Në fotot shihni ‘pretty boy’ duke buzëqeshur dhe pranë tij mund të shihni këmbët e një vajze.

Përveç kësaj, vëmendje tërhoqi edhe fotoja e dytë ku shihet një zemër në rërë, një detaj që shton mundësitë e  nisjes së një romance.

Ndërsa identiteti i fatlumes që i ka vjedhur zemrën kolumbianit nuk dihet, ndjekësit e tij kanë shpërthyer në komente, duke aluduar se kush është vajza misterioze.

“A jam i vetmi që jam kurioz të di se e kujt është këmba?” “Kush dreqein e ka atë këmbë?” “Po me ato këmbë?” janë disa nga komentet që këngëtari ka marrë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

????✌?? ?

A post shared by MALUMA (@maluma) on

Sipas informacioneve të raportuara në mediat sociale, e dashura e re e Maluma mund të jetë Susana Gómez, e cila nuk është pjesë e botës së showbizit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat