Aventurat e Miriam me Amelin që përkëdhelet dhe Duamin e vogël!

Mediale Vip

Aventurat e Miriam me Amelin që përkëdhelet dhe Duamin e vogël!

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 15:39
Miriam me Amelin

Këngëtarja Miriam Cani dhe partneri i saj Alban Skënderaj janë bekuar me dy fëmijë dhe duket se familja e tyre është tashmë e kompletuar.

Vogëlushja Ameli dhe bebushi Duam marrin të gjithë vëmendjen e dashurinë e prindërve dhe sigurisht, tashmë janë kthyer në kryefjalën e jetës së tyre.

Pas lindjes së fëmijëve, këngëtarja është shkëputur pjesërisht nga muzika për t’iu përkushtuar të vegjëlve të saj dhe hera-herës ndan me ndjekësit momente të bukura me Duam dhe Ameli.

Së fundmi, ajo ka postur një foto me ta, ku Duam shihet në karrocë bashkë me Amelin, e cila ndodhet në këmbë, pasi siç thotë edhe këngëtarja po përkëdhelet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat