Enca njofton fansat se ka thyer këmbën

Mediale Vip

Enca njofton fansat se ka thyer këmbën

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 15:59
Enca Haxhia

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo vetëm në Instagram numëron mbi dy milionë ndjekës, teksa nuk heziton të ndajë me fansat postime të ndryshme.

Këtë herë, ajo ka dhënë një lajm të hidhur pasi tregon se ka qenë pre e një incidenti dhe ka thyer këmbën.

“Jeta na sjell të papritura dhe sfida që as nuk i kishim çuar nëpër mend, çfarë mund të bëjmë ne, t’i përballojmë si kampiona. 1 thyer këmbë & 1 operacion më vonë, ja ku jam si MbretEnca”.

“Falënderuese dhe e bekuar për jetën time, dhe me përkrahjen tuaj emocionale e do që do ta kaloj më lehtshëm”, ka shkruar 24 vjeçarja.

Ndërkaq, artistja nga Shqipëria nuk ka bërë të ditur se si ka ndodhur ky incident.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat