Sharon Stone: De Niro ka qenë aktori që ka puthur më mirë se kushdo tjetër

Mediale Vip

Sharon Stone: De Niro ka qenë aktori që ka puthur më mirë se kushdo tjetër

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 17:37
Sharon Stone

Aktorja e famshme hollivudiane, Sharon Stone, ka thënë se në karrierën e saj 40-vjeçare, Robert De Niro ka qenë aktori që ka puthur më mirë se kushdo tjetër.

62-vjeçarja dhe 77-vjeçari portretizuan rolet e Ginger McKenna dhe Sam “Ace” Rothstein në filmin e vitit 1995, “Casino”.

“Robert De Niro ka qenë padyshim puthësi më i mirë”, ka deklaruar Sharon gjatë një prononcimi në Watch What Happens Live.

“Ai është aktori që e kam admiruar më së shumti… Thjesht doja të isha në gjendje të ulesha në një tavolinë me Robert De Niron dhe t’i mbaja emocionet”.

“Ndoshta për faktin se e vlerësoja aq shumë, momenti kur më puthi ishte kulmi i asaj që dëshiroja. Isha çmendurisht e dashuruar me të si aktore”,

“Ishte shumë përrallore. Prandaj nuk mund ta krahasoj askënd me atë moment. Të gjithë të tjerët ishin jo edhe aq”, ka deklaruar Stone. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat