Çagatay Ulusoy poston foton e rrallë me disa fjalë zemre për ditëlindje, por e gjeni dot sa vjeç bën?

Mediale Vip

Çagatay Ulusoy poston foton e rrallë me disa fjalë zemre për ditëlindje, por e gjeni dot sa vjeç bën?

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 22:42
Çagatay Ulusoy

Çagatay Ulusoy feston sot ditëlindjen e tij dhe bën 30 vjeç. Aktori i njohur turk ka vjedhur zemrat e publikut vendas dhe të huaj falë roleve ku ka shkëlqyer, por edhe fizikut.

Ai ka postuar një foto në Instagram, ku shihet me look-un e ri me flokë të gjata dhe duke i fryrë qirinjve të tortës, teksa ka shkruar:

Në ‘prefiksin’ tim të ri, jam i lumtur që jam i dobishëm në gjërat e mira që bëni. Ndërsa fryj këta qirinj, uroj jetë të shëndetshme dhe të lumtur për secilin prej jush. Ju faleminderit të gjithëve.

Aktualisht ai po shijon suksesin e sezonit të katërt të serialit “The protector”, prodhim i Netflix, që po korr goxha sukses dhe u përqafua menjëherë nga publiku.

Fillimisht ai u bë i njohur për publikun shqiptar prej rolit të tij në filmin “Delibal” që ka thyer pafund zemra.

Më pas fama e Çagatayt do rritej shumë më shumë me rolin e tij tek “Içerde” , ku kishte rol kryesor krah Aras Bulut dhe të dy u kthyen në një super dyshe, teksa seriali është një nga më të sukseshmit të industrisë turke.

Së fundmi është raportuar se Çagatay do të luajë në një film të ri turk, ku ndryshe nga sa e kemi parë deri më sot do ketë rolin e një babai bari.

Xhirimet sapo kanë nisur dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit shtator, teksa thuhet se projekti pritet të dalë në treg në vitin 2021.

Vetë Çagatay nuk ka reaguar rreth këtij lajme por ne jemi tepër kuriozë ta shohim në rolin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat