Katy Perry tregon mësimin më të madh që i dha mëmësia

Mediale Vip

Katy Perry tregon mësimin më të madh që i dha mëmësia

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 08:11
Katy Perry

Në fund të muajit gusht, këngëtarja Katy Perry dhe i fejuari i saj, Orlando Bloom, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Daisy Dove Bloom.

Katy dhe Orlando e dhanë lajmin e bukur për UNICEF, organizatën për të cilën ata shërbejnë si ambasadorë të mërkurën, 26 gusht.

“Ne jemi të mbushur me dashuri dhe befasi nga ardhja e sigurt dhe e shëndetshme e vajzës sonë. Por ne e dimë që jemi me fat dhe jo të gjithë mund të kenë një përvojë lindjeje aq të qetë sa ishte e jona”, thanë ata në një deklaratë.

Vajza e çiftit erdhi në jetë të mërkurën, duke e bërë Perry-në nënë për herë të parë dhe Flynn 9-vjeç vëlla të madh. Ky është djali i vetëm i Bloom me ish-gruan Miranda Kerr.

Dy javë pas lindjes, këngëtarja u fotografua për herë të parë në publik dhe të gjithë i kishin sytë tek barku i saj.

Megjithëse ende nuk ka rikthyer format perfekte pas lindjes, Katy meriton notën dhjetë pasi është një nënë super e përkushtuar!

Madje, ajo kalon aq shumë kohë me foshnjën e saj, sa ka nxjerrë një mësim të rëndësishëm nga mëmësia!

Në një postim në Twitter këngëtarja ka shkruar:

“Keqkuptim shumë i famshëm: Të jesh nënë s’është punë me kohë të plotë.”

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Welcome to the world, Daisy Dove Bloom! We are honoured to introduce Goodwill Ambassadors @KatyPerry and @OrlandoBloom’s new bundle of joy.⠀ ⠀ “We are floating with love and wonder from the safe and healthy arrival of our daughter,” Katy and Orlando told us.⠀ ⠀ “But we know we’re the lucky ones and not everyone can have a birthing experience as peaceful as ours was. Communities around the world are still experiencing a shortage of healthcare workers and every eleven seconds a pregnant woman or newborn dies, mostly from preventable causes. Since COVID-19 many more newborn lives are at risk because of the increased lack of access to water, soap, vaccines and medicines that prevent diseases. As parents to a newborn, this breaks our hearts, as we empathize with struggling parents now more than ever.⠀ ⠀ “As UNICEF Goodwill Ambassadors, we know UNICEF is there, on the ground, doing whatever it takes to make sure every expecting mother has access to a trained health worker and access to quality healthcare. In celebration of the heart we know our daughter already has, we have set up a donation page to celebrate DDB’s arrival. By supporting them, you are supporting a safe start to life and reimagining a healthier world for every child. We hope your ♥️ can bloom with generosity.⠀ ⠀ Gratefully-⠀ ⠀ Katy & Orlando.”⠀ ⠀ Please tap the link in our bio to support the most precious gift: a healthy child.

A post shared by UNICEF (@unicef) on

Në fakt, është që ç’ke me të!

“Kur një mama më në fund kthehet në punë (çfarëdo profesioni qoftë) nuk është se po kthehet nga pushimet. Duhet të keni parasysh që ajo vjen nga një punë me kohë të plotë. Merreni në telefon mamanë dhe tregojini sa shumë e doni!”- është shprehur më tej Perry.

Mos harroni t’i shprehni dashurinë nënës tuaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat