Një temë shumë interesante dhe reale do të prekë artistja e njohur Mera Zymeri me projektin më të ri muzikor që do të sjellë për pak ditë.
Do jetë tema e gurbetit e që mësojmë se kënga do të quhet "Gurbet me halle", një këngë plot ritëm që do të vijë me një klip të bukur realizuar në Gjermani nga Produksioni ERI, e teksti dhe kompozimi janë krijuar nga Kreshnik Avdiu.
Ne mësojmë se do të luajnë në këtë klip disa persona që këngëtarja Mera i ka shumë përzemër, e që pritet të zbulohen kur klipi të jetë gati.BS