E fyejnë për lidhjen me aktorin, e dashura e Brad Pitt revoltohet me ndjekësit

Mediale Vip

E fyejnë për lidhjen me aktorin, e dashura e Brad Pitt revoltohet me ndjekësit

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 19:18
Brad Pitt dhe e dashura e tij e re, Nicole Poturalski

Brad Pitt dhe e dashura e tij e re, Nicole Poturalski janë çifti më i komentuar i showbizit të huaj.

Bukuroshja deri më tani ka marrë mijëra komente në rrjete sociale, ndërsa i janë destinuar edhe mesazhe që nxitin urrejtje.

Në një video në Instagram, 27 vjeçarja ka pyetur në gjermanisht, pse të gjithë flasin në këtë gjuhë.

“Hej njerëz, isha duke menduar edhe sa do vazhdoni të bëni komente që nxitin urrejtje.

Përse? Ku është fitimi i kësaj? Në përgjithësi, vetëm dua t’i kuptoj këto pretendime”.

Në fund të videos, ajo shkruan se nuk e kupton kur njerëzit nuk përpiqen të ndërtojnë njëri-tjetrin.

“Është kaq e vrazhdë dhe e trishtuar për ata që komentojnë. Thjesht mos ndiqni njerëz që nuk doni t'i shihni ose që nuk ju pëlqen ato çfarë ato përcjellin. Është e lehtë ”.

Modelja, është në një martesë të hapur me Roland Mary, ndërsa thuhet të jetë në një lidhje me Pitt që nga vera që lamë pas.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat