Ia tha para bashkëshortes, konkurrentja akuzon kolegun për ngacmim

Mediale Vip

Ia tha para bashkëshortes, konkurrentja akuzon kolegun për ngacmim

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 20:06
Konkurrentja akuzon kolegun për ngacmim

“Beauty” është rubrika e “E Diell”, e cila në fokus ka të bukurën. Konkurrentët do të stilojnë modelet, duke vendosur në punë kreativitetin dhe talentin e tyre, e gjatë punës ndodhin edhe të papritura.

Njëra prej konkurrenteve, më konkretisht Fjona, akuzoi Eljon për ngacmim. Eljo në këtë konkurrim është së bashku me bashkëshorten, Pranverën, por edhe pse janë dy në numër, ata në konkurrim vijnë si një “trup” i vetëm. Bashkë me ta është dhe Fjona, e cila gjatë këtyre javëve ka dhënë kontribut të vyer.

Eljo puntatën e sotshme tha se ai dhe Pranvera dëshirojnë që të ndërrojnë partneren, pra ta zëvendësonin Fjonën me dikë tjetër. Ai tha se ky vendim ka ardhur pasi sipas tij Fjona nuk është aspak bashkëpunuese, duke shtuar se kur ai e telefonon ajo duhet ta hapë.

Fjona më pas, bëri një akuzë tepër të fortë dhe tha se nuk mundet ta hap telefonin kur Eljo e ngacmon atë 8 herë në ditë. Eljo tha se kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi ai në emision ka ardhur për të punuar e jo për të ngacmuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat