Me një video, Noizy tregon se i është kthyer ‘dashurisë’ së vjetër.
Një prej emrave më të suksesshëm të muzikës shqiptare është edhe Noizy.
Reperi është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat pëlqehen nga fansat e tij, ndërsa nuk janë të pakta edhe bashkëpunimet me artistë ndërkombëtar.
Së fundi, përmes një videoje në Instagram, Noizy tregoi se i është kthyer boksit, teksa shfaqet duke ushtruar.
Në mbishkrimin që ia la videos, ai bëri të ditur se këtë sport nuk e ka praktikuar prej 10 vitesh.