Aktorja e njohur Adriana Matoshi pranon se është në një lidhje dashurie!

Mediale Vip

Aktorja e njohur Adriana Matoshi pranon se është në një lidhje dashurie!

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 22:05
Adriana Matoshi

Në puntatën e katërt të Shiko Kush LUAN me moderatore dhe autore Luana Vjollcën ishte e ftuar një nga aktoret më të mira nga Kosova, Adriana Matoshi.

Adriana u bë pjesë e lojërave të përgatitura për këtë puntatë, por nga ana tjetër edhe iu përgjigj disa pyetjeve për të cilat edhe publiku ka treguar shumë interes.

Kur u pyet nëse ajo është në një lidhje, përgjigja e saj ishte tepër e shkurtër dhe e qartë: “PO”.

Në këtë mënyrë publiku mund të largojë më në fund dyshimet,pasi mesa duket Matoshi ka një dashuri të re në jetën e saj.

Ende nuk dimë se cili është fatlumi, por ajo ç’ka urojmë për të, është që kjo dashuri e lidhje të zgjasë sa më tepër e pse jo mos të kemi edhe ndonjë dasmë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat