Kush është biznesmeni që do të martohet me Fjolla Morinën?

Mediale Vip

Kush është biznesmeni që do të martohet me Fjolla Morinën?

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 07:25
Fjolla Morina

Si për ta larguar të gjithë vëmendjen nga sulmet, komentet dhe spekulimet pas ngjarjes së fundit në doganën e Morinës, ku këngëtares nga Kosova iu gjetën dy armë në çantë, Fjolla Morina, pak ditë më parë postoi një video në krah të të dashurit të saj – “Mbreti im”, siç e quajti ajo.

Ishte thjesht një ‘paralajmërim’ për atë që do të zbulonte pak ditë më pas…

Aktualisht, Fjolla është në arrest shtëpie, në Kukës, deri në një urdhër të dytë nga gjykata, por nga sa duket, kjo periudhë nuk ka qenë edhe aq e vështirë për të, meqenëse këngëtarja është në shoqëri të partnerit, me të cilin pritet të martohet së shpejti.

Biznesmeni i njohur në Kosovë, Fisnik Syla, prej disa kohësh është në një lidhje me këngëtaren Fjolla Morina. Së shpejti, madje, çifti do të kurorëzojë dashurinë në martesë.

Fjolla ka pranuar edhe para gjykatës se me biznesmenin Fisnik Syla është në një lidhje dashurie, madje edhe po bëhen gati për dasmë.

Pavarësisht vendimit nga gjykata e Kukësit me masën “arrest shtëpie” për Fjolla Morinën dhe “arrest me burg” 30-ditor për të dashurin e saj, përgatitjet për dasmën nuk janë ndalur.

Vetëm pak orë më parë, Fjolla postoi në Instagramin e saj unazën prej diamanti bashkë me një “zemër” trëndafilash, duke i lënë të gjithë fansat e saj gojëhapur.

“Unë thashë PO”, - shkruan ajo pasi ka vënë në dorë unazën. Kush kishte dyshime për këtë përgjigje?

Ndërkohë, Prive ka mësuar se Fjolla dhe Fisniku kanë bërë plan dhe po përgatiten që ceremoninë e martesës ta bëjnë në Shqipëri menjëherë pas lirimit nga arresti. Aktualisht, këngëtarja po shqyrton detajet e eventit, fustanin, dekorin etj. Mësohet gjithashtu, se kanë nisur edhe ftesat e para të këngëtares për miqtë që do të ketë të ftuar në ceremoni.

Kush është Fisnik Syla?

Fisnik Syla, së bashku me familjen e tij, zotëron pesë biznese ushqimore në Sint-Niklaas, në Belgjikë. Familja është larguar në Belgjikë kur Syla ishte vetëm 8 vjeç. Fillimisht e nisën me hotelin ‘De Ville” dhe “T Goe Gevoel” në Grote Markt, bar-rostiçeri “Pic Nic” dhe “Ardhmëria”, në Nieuwstraat.

Image
Fisnik Syla, Fjolla Morina
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat