Diona Fona sjell në treg projektin e ri muzikor “Xhani”

Mediale Vip

Diona Fona sjell në treg projektin e ri muzikor “Xhani”

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 22:46
Diona Fona

Ajo vazhdon të jetë ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për Diona Fonën, e cila që në paraqitjen e parë ka treguar se ka talent, ndërsa që nga atëherë ka korrë sukses të madh.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Diona ka bërë të ditur se tashmë ka lansuar projektin e ri.

“Xhani” mban titullin kënga, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Fatjon Miftari, Bannzz dhe Tonic.

Tekstin kësaj radhe e ka shkruar Tonic dhe Denk, ndërsa të njëjtit kanë kontribuar edhe në melodi.

Në klipin e këngës ajo shfaqet me plot stil, teksa në skena të ndryshme shfaqet me veshje unike, xhirime të cilat i ka bërë Sekuencë.

Që në minutat e parë të lansimit, “Xhani” ka filluar të pëlqehet mjaft shumë nga admiruesit e muzikës së saj. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat