Dua sërish ‘përzihet’ në politikë, bën thirrje të votohet për këtë kandidat

Mediale Vip

Dua sërish ‘përzihet’ në politikë, bën thirrje të votohet për këtë kandidat

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 11:47
Trump, Lipa dhe Biden

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundi ka qenë shumë aktive me postime, ku flet për zgjedhjet në Amerikë.

Ajo disa herë ka treguar haptas se nuk e preferon Donald Trumpin, andaj nuk i ka kursyer edhe ironitë për të.

Së fundi, këngëtarja ka shpërndarë një postim, ku shfaq një sondazh, në të cilin favorizohet demokrati Joe Biden.

“Mos u rehatoni shumë me rezultate të sondazheve, dilni dhe votoni për ta larguar atë”, janë fjalët e Duas në atë postim.

Ndryshe, Dua Lipa ka filluar punën për projektin e ri muzikor, teksa së fundi ka qenë e angazhuar edhe me kampanja. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat