Can Yaman dhe Demet Ozdemir janë paguar sa qimet e kokës për intervistën në emisionin italian

Mediale Vip

Can Yaman dhe Demet Ozdemir janë paguar sa qimet e kokës për intervistën në emisionin italian

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 22:38
Can Yaman dhe Demet Ozdemir

Can Yaman ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave turke dhe jo vetëm këto kohë. Së fundmi Can ishte në Itali, ku bëri namin, duke “shtyrë” italianët të harrojnë rregullat e pandemisë, siç janë distancimi social dhe mbajtja e maskave. Gjithashtu së bashku me kolegen e tij, Demet Ozdemir, me të cilën ka luajtur në serialin “Një puthje në errësirë”, ai ishte i ftuar në emisionin italian Verissimo.

Por duket se ata nuk kanë dhënë një intervistë të thjeshtë televizive, sepse për të kanë marrë një shumë të majme parash, njësoj si të bënin një punë. Mediat turke kanë mësuar se Demet është paguar plot 30 mijë euro për intervistën përballë Silvia Toffanin në televizionin italian. Ndërkohë thuhet se Can është paguar 50 mijë euro, sepse ai ka arritur një famë të jashtëzkaonshme në shtetin fqinj.

Gjatë xhirimeve të serialit “Një puthje në errësirë” lindën dyshime se Can dhe Demet patën një lidhje dashurie edhe në jetën reale. Madje, ata u përfolën se nuk janë ndarë mirë, pasi pas serialit u përfshinë në një debat publik. Mirëpo, aktori me origjinë shqiptare ka deklaruar në intervistën e funditi se ata janë miq dhe se do donte sërish të punonte me Demetin. Për më tepër, ai ka mohuar edhe zërat rreth lidhjes së re, duke deklaruar se është beqar.

“Ne jemi thjesht miq. Ajo më ka ndihmuar shumë gjatë xhirimeve. Shpresoj të punojmë sërish bashkë. Për momentin jam beqar, por ashtu si të gjithë edhe unë dua të jem në një lidhje. Këto gjëra nuk bëhen me plan dhe dua jeta të më surprizojë. Jam i gatshëm për gjithçka. Nuk ëndërroj, më pëlqen të jetoj të tashme. Rrallë mendoj për projekte. Unë thjesht jetoj dhe veproj. Një gjë e mirë e të qenit aktor është se kurrë nuk e di çfarë të pret. Mua më pëlqen shumë të surprizohem papritur. Tre vite më parë nuk e mendoja se do arrija këtu dhe ja që ndodhi”, është shprehur Can.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat