Urimet e familjes Kardashian-Jenner për 40-vjetorin e Kim janë për të qeshur e për të qarë!

Mediale Vip

Urimet e familjes Kardashian-Jenner për 40-vjetorin e Kim janë për të qeshur e për të qarë!

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 22:39
Kardashian-Jenner

Sot Kim Kardashian bën plot 40 vjeçe dhe në këtë ditë të shënuar ajo ka marrë urime të shumta nga familja e saj që janë për të qeshur e për të qarë.

Kourtney i uroi Kim mirëseardhjen në klubin e 40-vjeçareve, duke ju referuar dhe një videoje të tyre nga zënka e famshme në Keeping Up With the Kardashians. “Unë jam aq e bekuar që kam arritur të eci në këtë jetë me ty pranë – për të bërë rolin e shefit”, shkroi Kourtney duke shtuar se në fakt tashmë rolet kanë ndryshuar sepse është Kim-i shefi. “Të dua. Jam shumë krenare për ty për gjithçka që ke bërë, për nënën që je dhe bizneset e mahnitshme që drejton, dhe nuk e di se si i bën të gjitha”, përfundoi Kourtney.

Ndërkohë urimi i nënës së saj, Kris Jenner, ishte më shumë emocional, duke u shprehur se ajo nuk mundet t’i mbajë lotët në këtë 40-vjetor të së bijës. “Nuk mund të besoj se je 40 vjeçe dhe nuk mundem t’i mbaj lotët. Ti je zemra ime, je gjithë bota ime dhe unë jam shumë krenare për ty”, shkroi Kris në urimin e saj, duke mos harruar ta falenderoj Kim për gjithçka që ka bërë për njerëzit e saj më të dashur.

Ndërsa Khloe e uroi me një video mesazh, duke i uruar më të mirat motrës e shoqes së saj. Nga ana tjetër Kendall falenderoi Kim që e frymëzon çdo ditë, kurse Kylie i vuri në dukje faktin që Kim bëhet akoma më e mirë dhe seksi me moshën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat