Emocionuese/ Partneri i propozon për martesë gazetares shqiptare në mes të emisionit

Mediale Vip

Emocionuese/ Partneri i propozon për martesë gazetares shqiptare në mes të emisionit

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 19:55
Fabiola Hoxha dhe Indrit Hoxha

Spikerja e lajmeve Fabiola Hoxha dhe politikani Indrit Hoxha ishin të ftuar në emisionin "Rudina" këtë pasdite. Çifti kanë dalë për herë të parë së bashku në ekran për të rrëfyer historinë e njohjes së tyre.

Ata e kanë zyrtaruar lidhjen e tyre që prej 3 vitesh, mirëpo vetëm sot Fabiola ka marrë propozimin për martesë.

Partneri e ftoi në vallëzim në studion e "Rudinës", nën tingujt e këngës "Thjesht të du", nga Flori Mumajesi.

Më pas, Indriti iu ul në gjunjë me një unazë në dorë, të cilën e vendosi në gishtin e Fabiolës.

Mes emocionesh, çifti shkëmbyen një të puthur. Gazetarja u shpreh se nuk e priste propozimin dhe kjo ishte surpriza më e bukur që ka marrë në jetë.

Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat