Khloe Kardashian tregon se është infektuar me COVID-19

Mediale Vip

Khloe Kardashian tregon se është infektuar me COVID-19

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 19:50
Khloe Kardashian

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, Khloe Kardashian,thuhet se është prekur me coronavirus.

Në një klip të publikuar të mërkurën në kanalin YouTube, ajo shfaqet duke folur rreth kësaj me një zë të ngjirur.

“Sapo zbulova se unë kam coronavirus”, thotë ylli televiziv. “Unë kam qenë duke qëndruar në dhomën time. Do të bëhet mirë, por ishin disa ditë mjaft të vështira”.

Në video, krahas Khloe shfaqet edhe Kim duke thënë se po presin me pa dyshim për rezultatet e saj, për të parë nëse është prekur me COVID-19 apo jo.

Po kështu nëna e tyre, Kris Jenner, ka një frikë për vajzën e saj dhe thotë se po përpiqet të gjejë një mjek që mund të ndihmojë nënën e True.

Kardashian gjithashtu ka ndarë simptomat e saj, të cilat përfshinin të vjella, kollitje, dridhje si dhe dhimbje koke, duke shtuar se ishte ndryshe nga migrena e saj e zakonshme.

Krejt në fund, Khloe shpreh disa fjalë motivuese duke thënë, “Ne të gjithë do ta kalojmë këtë”, nëse ndjekim urdhrat dhe dëgjojmë.

“Zoti na bekoftë të gjithëve”, përfundon ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat