Kënga e sapopublikuar e Ardian Bujupit dhe Gent qenka nam fare!

Mediale Vip

Kënga e sapopublikuar e Ardian Bujupit dhe Gent qenka nam fare!

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 09:45
Ardian Bujupi dhe Gent

Ashtu siç na kishin premtuar Ardian Bujupi dhe Gent kanë publikuar bashkëpunimin e ri që po djeg rrjetin.

“Jepi” quhet kënga dhe është tashmë në të gjitha platformat online.

Ajo flet për jetën e shfrenuar, mes makinash luksoze, armëve e lëndëve narkotike si “bad boys” dhe është në gjuhën shqipe e atë gjermane.

Teksa ka njoftuar publikimin e saj në rrjetet sociale, Gent ka vendosur dhe shenjën +18 duke treguar qartazi se kërkon një moshë të caktuar për tu dëgjuar.

Kjo nuk është hera e parë që dy artistët bëhen bashkë.

Image
Insta

Dy vite më parë ata kanë publikuar këngën “Kalle” që rezultoi një sukses i vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat