Xhelozia e çmendur për Elgitin dhe planet për fëmijë të tjerë, Klea Huta u rrëfye pa dorashka!

Mediale Vip

Xhelozia e çmendur për Elgitin dhe planet për fëmijë të tjerë, Klea Huta u rrëfye pa dorashka!

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 10:25
Elgiti me djalin dhe Klea

Mbrëmjen e sotme, moderatorja Klea Huta ka gjetur pak kohë për të qëndruar në kontakt me ndjekësit e saj në Instagram, e t’i përgjigjet pyetjeve e komplimenteve të tyre.

Ajo shkëlqeu në moderimin e natës së parë të “Këngë moj” dhe sigurisht që komplimentat s’kishin fund, por Klea s’mundi t’i shpëtonte as pyetjeve lidhur me jetën e saj private.

Prej disa muajsh, ajo po shijon emocionin më të bukur pasi u bë nënë për herë të parë dhe nëse ishin kuriozë për planet e Kleas për fëmijë të tjerë, ja ku e keni përgjigjen:

“A do i bësh Kridit një vëlla ose motër?”

“Patjetër që po. Dua një familje të madhe. Nuk isha me të njëjtën mendje pasi linda, por njeriu harron çdo gjë. Ndryshe s’do kishin lindur më fëmijë.”

Gjithashtu, Klea rrëfeu pa dorashka xhelozinë e madhe që ka për Elgitin, të cilën nuk mundet ta fshehë dot.

“Sa xheloze je për Elgitin nga 1-10? 1000000 dukesh.”- i shkruan ndjekësi të cilit Klea ia kthen.

“Vërtetë? S’e jepkam veten atëherë, se jam 1000000000.”- është përgjigja e saj.

Sa vajza gjetën veten në këtë përgjigje?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat