Olta Gixhari ka vënë re detajin e “çuditshëm” tek vetja pasi u bë nënë për herë të parë!

Mediale Vip

Olta Gixhari ka vënë re detajin e “çuditshëm” tek vetja pasi u bë nënë për herë të parë!

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 11:23
Olta Gixhari me Amarin

Në muajin gusht të këtij viti, aktorja Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë djalin e saj të parë, të cilin së bashku me partnerin vendosi ta quajë Amar.

Portretin e të voglit ende s’e kemi parë, por në rrjete sociale Olta s’na i ka kursyer aspak momentet e ëmbla me të birin.

Mirëpo, pasi është bërë nënë për herë të parë, Olta ka vërejtur disa ndryshime tek vetja e saj, më saktë tek oreksi.

Tashmë, aktorja ka një neps “të çuditshëm” për ushqime që më parë s’i preferonte aspak, madje as në shtatzëni!

Në InstaStory, Olta publikoi një video të vetes duke ngrënë një çokollatë që më herët s’i hynte fare në sy.

“Çokollatat vence unë as në shtatzëni s’i kam ngrënë!”- tregoi ajo.

Epo, duket se sjellja në jetë e një fëmijë i lë disa “pasoja” të lezetshme më pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat