Nikka sjell ripërpunimin e këngës “Oj Kosovë”

Mediale Vip

Nikka sjell ripërpunimin e këngës “Oj Kosovë”

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 20:15
Nikka

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nikka, kohëve të fundit nuk ka qenë edhe shumë aktive në prurjet e reja muzikore.

Pas një pauze të shkurtër që pati, bukuroshja brune është rikthyer më fuqishëm se kurrë më parë.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka lansuar ripërpunimin e një këngë të vjetër.

Bëhet fjalë për projektin “Oj Kosovë”, për instrumentalin e së cilës u përkujdes Ardian Kastrati.

Në pjesën e re të këngës, tekstin e ka shkruar Blin Termkolli, vargje të cilat i performoi Nikka me mjaft profesionalitet.

Vlen të përmendet se “Rrena” është projekti i saj i fundit, që rezultoi mjaft i pëlqye nga admiruesit e muzikës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat