Genta Ismajli po shijon momentet më të bukura të dashurisë me biznesmenin turk, Usta.
Çifti publikojnë shpesh fotot me njëri-tjetrin, ku nuk kursejnë as deklaratat e dashurisë.
Së fundmi, Usta i dedikoi disa fjalë të ëmbla këngëtares shqiptare në gjuhën shqipe.
“Kudo është bukur me ty, të dua më shumë se gjithçka”– shkroi ai, teksa postimin e shoqëroi me një foto të Gentës.
Këngëtarja dhe biznesmeni bënë publike lidhjen pak kohë më parë, dhe duken më të dashuruar se kurrë.