Bashkë me Labinot Tahirin janë edhe Mozzik me Getinjon

Mediale Vip

Bashkë me Labinot Tahirin janë edhe Mozzik me Getinjon

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 16:05
Mozzik dhe Getinjo

Labinot Tahiri, ka kundërshtuar masat e reja të qeverisë dhe për ditën e nesërme paralajmëroi sërish një protestë në qytetin e tij, Ferizaj.

“Arsyea e protestês është dhe dihet pse! Ne ishim ata që i respektuam 3 muaj dhe u mbyllem nëpër shtëpia! U pa krejt kjo situate se si rrjedhê. Thjeshtë ne jemi prap per ti respektur masat, por mbyllje totale jo. Jo mbyllje te bisneseve cila do qofshin ato, pershkak se Qeveria nuk jep llogari se si e ke gjendjen në shtëpi krahasim me shtetet tjera që ua sigurojne te gjitha. E dyta kujt ti duket që behet kjo proteste per arsye personale, lirisht le ta marre organizimin. Pra neser nëpër sheshe te juaja, dhe unë në Ferizaj me të gjithë qytetin ora 11:00 dita e premte. Me respekt, Labi!”, është shprehur Labi.

Edhe vëllezërit Aliu po i dalin krah bashkëqytetasit të tyre dhe këtë e bënë të ditur me anë të disa postimeve në Instagram. Nuk dihet ende nëse vëllezit do jenë fizikisht prezent në protestë, apo vetëm përdorën platformat e tyre t’ia japin edhe më shumë zë platformës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat