Taylor Swift ka shkruar një këngë në fshehtësi për Rihanna-n

Mediale Vip

Taylor Swift ka shkruar një këngë në fshehtësi për Rihanna-n

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 10:21
Taylor Swift, Rihanna

“This is what you came for”, kënga mjaft e suksesshme mes Rihanna dhe Calvin Harris, është punuar nga Taylor Swift në fshehtësi. Këngëtarja e njohur ka zbuluar së fundmi se ajo ka shkruar këngën e dy artistëve të tjerë, por me pseudonimin, Nils Sjoberg.

Ajo ka treguar përballë Paul McCartney  përse vendosi të mos dilte hapur me emrin e saj.

“Mendoj se një pseudonim përdoret kur ke ende dashuri për punën që bën, dhe nuk dëshiron që puna të mbulohet nga kjo gjë që është ndërtuar rrotull teje, bazuar nga ajo që njerëzit dinë për ty”, është shprehur Taylor.

Më pas këngëtarja ka treguar se ka shkruar nën emrin e Nils Sjoberg dhe askush nuk e ka ditur këtë gjë për një kohë të gjatë. Ajo ka folur edhe për lidhjen me Jow Alwyn gjatë intervistës me McCartney.

Artistja me famë botërore u shpreh se media ka respektuar privatësinë e saj, sepse pavarësisht dëshirës që ajo ka për ta mbajtur larg syve të publikut lidhjen, nuk mund të kontrollojë lajmet apo fotografët.

“E di që ju keni bërë një punë vërtet të shkëlqyeshme lidhur me lajmer për jetën tuaj personale. Ndërhyrja në jetën e një personi që nuk është figurë publike është e frikshme dhe e papërshtatshme. Sidomos, po t’i shtosh kësaj faktin se ai është lidhur me një person shumë të famshëm. Unë, shpesh mund të kontrolloj se si jam si person dhe sa normal veproj dhe racionalizoj gjërat, por nuk mund të kontrolloj nëse mediat publikojnë fotot tona, apo nëse fotografët ndjekin makinën tonë apo ndërhyjnë jetën tonë. Unë nuk mund ta kontrolloj nëse do të ketë një titull të rremë të çuditshëm për ne në lajmet nesër”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat