Gold AG: I tërë fokusi sot duhet të jetë në Serbi, ku janë gjetur eshtrat e shqiptarëve

Mediale Vip

Gold AG: I tërë fokusi sot duhet të jetë në Serbi, ku janë gjetur eshtrat e shqiptarëve

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 09:56
Gold AG

Gold AG thotë se duhet të kthehet vëmendja tek eshtrat që u gjetën në Serbi.

Reagim të madh në publik së fundi ka shkaktuar çështja e hartës me varreza masive të shqiptarëve në Serbi.

Në atë hartë tregohen vendndodhjet e varrezave masive të identifikuara në Serbi si dhe numri i trupave shqiptare që gjendeshin në secilën varrezë.

Pas reagimeve nga ana e krerëve të shtetit, edhe reperi Gold AG thotë se e gjithë vëmendja duhet të jetë tek kjo hartë.

“I tere fokusi sot duhet te jete ne Serbi, ku jane gjetur eshtrat e shqiptareve!”, shkruan reperi.

Ndryshe, Goldi ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji do t’i publikojë edhe tri këngë të reja, me motive patriotike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat