Brooklyn Beckham zbulon tatuazhin e ri kushtuar Nicola Peltz

Mediale Vip

Brooklyn Beckham zbulon tatuazhin e ri kushtuar Nicola Peltz

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 18:21
Brooklyn Beckham

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz janë çifti më i ri, të cilët po kalojnë mjaft kohë së bashku.

Ata përkundër kohës, po dedikojnë gjëra për njëri-tjetrit, që deri më tani janë për t’u admiruar, shkruan The Sun.

Një herë Nicola, ndërsa tani Brooklyn ka zbuluar se ka bërë një tatuazh për të fejuarën e tij.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa ka vënë në pah vizatimin e ri.

Ai ka zgjedhur që emrin e modeles ta shkruaj në qafë, ndërsa shihej duke mbajtur dorën afër saj.

Image

Një veprim i tillë vjen pasi Nicola shkroi emrin e tij në shpinë, imazhe të së cilës i ndau edhe në rrjete sociale.

Vlen të përmendet se dyshja kishin planifikuar martesën për këtë vit, por për shkak të pandemisë coronavirus e kanë shtyrë për vitin 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat