Tayna e quan veten kryevepër në ditëlindjen e 25-të: Vajzë pas shtatë djemve në hip-hop

Mediale Vip

Tayna e quan veten kryevepër në ditëlindjen e 25-të: Vajzë pas shtatë djemve në hip-hop

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 08:46
Tayna

Tayna sot feston ditëlindjen.

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, sot feston ditëlindjen e saj të 25-të.

Me këtë rast nuk kanë munguar urimet e shumta pranë postimit të bërë në Instagram, aty ku veten po e quan kryevepër.

“Me 14 dhjetor u kriju kjo kryevepra k’tu. Çike sa 10 djem per familje e çike mas 7 djemve n’hip-hop. Çdo vit e ma shume update vetes e çdo dite e ma shume mirenjohese per gjithçka qe jom e kom. Urime festa jem e preferume!”, ishin fjalët e Taynës pranë postimit të një fotografie në Instagram.

Tayna është një nga rep-artistet shumë të dashura për publikun dhe që nga fillimet e para të karrierës ka arritur shumë suksese të cilat po i vazhdon edhe sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat