Zbulohen pak para kohe look-u i Luanës dhe të ftuarit e natës së (para) fundit të “Shiko kush luan”!

Mediale Vip

Zbulohen pak para kohe look-u i Luanës dhe të ftuarit e natës së (para) fundit të “Shiko kush luan”!

Më: 22 janar 2021 Në ora: 10:23
Luana Vjollca

Nuk ka nevojë ta themi se “Shiko kush luan” ishte emisioni më i suksesshëm i këtij sezoni televiziv sepse e dimë të gjithë tashmë. Lajmi i keq për ndjekësit besnikë të emisionit është se ky program po shkon drejt fundit. Luana tregoi dy ditë më parë në një video të shpërndarë në Instastory se mbrëmja e nesërme do jetë puntata e fundit më të ftuar personazhe publike.

Për finalizimin e emisionit, më 30 janar, ajo premtoi një surprizë të madhe, ndryshe nga ç’kemi parë deri tani, pa të ftuar e skuadra. Të gjithë po vrasim mendjen se ç’ka gatuar moderatorja dhe duke qenë se është e paparashikueshme është e vështirë të themi se për çfarë bëhet fjalë.

Nga ana tjetër, ditën e djeshme është xhiruar edhe puntata e ditës së nesërme. Ndonëse vetë Luana nuk ka publikuar foto me look-un e mbrëmjes, Rezart Veleshnja ia ka prishur surprizën.

Ai ka ndarë një video të Luanës në Instastory, ku ka treguar se si ka shkëlyqer edhe në këtë mbrëmje. Ajo ka veshur një fustan të zi dhe duket super fine. Sakaq, ndryshe nga të gjitha herët e tjera të këtij sezoni, ajo vjen me flokë të shkrutëra.

Moderatorja na zbuloi më herët këtë javë se ka prerë flokët dhe për të shtunën ka zgjedhur të vijë me onde dhe ne po pyesnim se ku paska qenë më parë. Flokët e shkurtëra Luanës i shkojnë me të vërtetë shumë.

Nga ana tjetër, jeni kuriozë se kush janë të ftuarit e mbrëmjes së fundit më VIPa dhe të parafundit të “Shiko kush Luan”?

Mbani shënim: Beatrix Ramosaj, Argjentina Ramosaj, Endrit Mërtiri, Eraldo Rexho, Ermal Mamaqi, Rudina Hajdari, Adelina, Zaimina Vasjari, Gerta ÇiÇi.

Spektakël i garantuar! Mezi po presim…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat