Zara Larsson publikon hitin e ri

Mediale Vip

Zara Larsson publikon hitin e ri

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 00:48
Zara Larson

Zara Larson ka publikuar hitin e saj më të fundit, “Look what you’ve done”– Shiko çfarë ke bërë.

Bëhet fjalë për hitin më të fundit të publikuar nga ylli i muzikës Dance Pop, pjesë e albumit Poster Girl që pritet të prezantohet më 5 Mars.

23-vjeçarja ka publikuar në rrjetet sociale vetëm versionin audio të këngës, teksa është duke punuar për klipin që pritet të publikohet së bashku me albumin.

Këngën ua ka dedikuar atyre që e gjejnë veten në kërkim të një kuptimi të ri në jetë, në përpjekje për t’u ringritur nga rrënojat e një marrëdhënieje të thyer dashurore.

“Look what you’ve done”pason hite të tjerë të albumit të publikuar gjatë muajve të fundit, përfshirë “Tal abort love”, “Wow”, “Ruin my life”, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat