E akuzojnë se nuk u ka dhënë rrogat, Kim Kardashian paditet nga 7 ish-punonjës

Mediale Vip

E akuzojnë se nuk u ka dhënë rrogat, Kim Kardashian paditet nga 7 ish-punonjës

Më: 26 maj 2021 Në ora: 07:05
Kim Kardashian

Kim Kardashian po është paditur nga 7 ish-anëtarë të stafit të kopshtarisë dhe mirëmbajtjes së rezidencës së saj 60 milionë dollarëshe në Hidden Hills, që e akuzojnë atë për shumë sjellje të këqija si shefe.

Sipas padisë, të paraqitur të hënën në Los Angeles, paditësit pretendojnë se Kardashian u ka vonuar pagat, mbajti 10% të pagave të tyre për taksat dhe më pas nuk ia kaloi ato shuma qeverisë, refuzoi t'i paguante jashtë orarit dhe ndonjëherë i detyronte ata të punonin pa pushim dreke.

Ata pretendojnë se nuk morën kontributet dhe një ish-punonjës 16-vjeçar thotë se ai u detyrua të punonte shumë më shumë se 48 orë, që është maksimumi i orëve të lejuara për një punonjës sezonal nën moshë. Një tjetër thotë se kur ai ngriti pretendime për pagën e orëve shtesë, çështjen e taksave dhe pushimet për ushqim, ai u pushua menjëherë nga puna.

Andrew Ramirez, vëllai i tij Christopher Ramirez dhe djali Andrew Ramirez Jr, së bashku me Aron Cabrea, Rene Ernesto Flores, Jesse Fernandez dhe Robert Araiza kanë ngritur padi kundër Kim për paga të papaguara dhe për orët shtesë që ata thonë se u detyrohet.

Një zëdhënës i Kardashian ka reaguar për sa u përket akuzave, duke thënë për Page Six:

“Këta punëtorë u punësuan dhe u paguan përmes një shitësi të palës së tretë të punësuar nga Kim për të siguruar shërbime të vazhdueshme. Kim nuk është palë në marrëveshjen e bërë midis shitësit dhe punëtorëve të tyre, prandaj nuk është përgjegjëse për mënyrën se si shitësi menaxhon punën e tyre dhe marrëveshjet që ata kanë bërë direkt me stafin e tyre. Kim kurrë nuk ka lënë pa paguar shitësit për shërbimet e tyre dhe shpreson që çështja midis këtyre punëtorëve dhe shitësit që i ka punësuar ata të mund të zgjidhet miqësisht së shpejti."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat