Si shumë prej kolegëve të saj, edhe Bebe Rexha ka zgjedhur që në këtë periudhë t’i shijojë disa ditë pushimi.
Këngëtarja, ka udhëtuar për pushime në bregdet bashkë me të dashurin e saj, Keyan Safyari, ndërsa sollën foto të shumta nga atje.
Në imazhet e reja, Bebe u shfaq e veshur me një fustan të gjatë bardhë e zi, i cili ia theksonte format trupore, ndërsa kishte dekoltenë e hapur.
Pushimet e Bebes vijnë pas suksesit që kishte me albumin “Better Mistakes”, të cilin e publikoi para disa javësh.
Ajo ka qenë e angazhuar edhe në botën e biznesit, teksa solli linjën e të brendshmeve në bashkëpunim me “Adoreme”.