Këngëtarja Kimberley Walsh bëhet nënë për herë të tretë

Mediale Vip

Këngëtarja Kimberley Walsh bëhet nënë për herë të tretë

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 18:55
Kimberley Walsh

Kimberley Walsh ka sjellë në jetë një djalë me emrin Nate.

Ylli i Girls Aloud, 39 vjeç, mirëpriti fëmijën e saj të tretë me burrin e saj prej pesë vjetësh Justin Scott, 38 vjeç, më 28 maj dhe tha për OK Magazine që ata tani ndjehen sikur familja e tyre është ‘e plotë’, shkruan Daily Mail.

Çifti i cili u takua për herë të parë në një koncert në vitin 2003 janë gjithashtu prindër të djemve Bobby, gjashtë dhe Cole, katër, të cilët Kimberley bëri shaka se janë si ‘dy dado të vogla’.

Duke folur për foshnjën e re, i cili lindi me peshë normale, Kimberely tha: ‘Unë dhe Justin i thamë njëri-tjetrit dje se dy thjesht nuk dukeshin të mjaftueshëm për disa arsye, por tani ndihemi të plotë’.

Edhe pse ajo e përshkroi lindjen si ‘perfekte’, Kimberley zbuloi se kishte disa drama në fillim kur mjekët gjetën antitrupa në gjakun e saj që ishin ‘të pazakontë’ për t’u parë kaq vonë në shtatzëninë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat