Ledjana ka dy fjalë për këngën e re të ish-konkurrentit

Mediale Vip

Ledjana ka dy fjalë për këngën e re të ish-konkurrentit

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 08:56
Ledjana dhe Mevlani

Mevlani befasoi të gjithë duke u shfaqur shumë i afërt me Aristelen përmes një fotografie të publikuar në rrjete sociale.

Kjo bëri që fansat e Ledjanës t’i sulen Aristelës me komente negative dhe duke bërë thirrje që t’i raportohet llogaria në Instagram.

Menjëherë pas kësaj reagoi Ledjana duke kërkuar mos të ofendohet askush.

“Do ju lutesha të mos ofendonit askënd nëpër statuse aq më pak fanpage që kanë emrin tim. Nuk kam armiqësi me askënd, secili është i lirë të lidhet dhe të shoqërohet me kë të dojë”, shkrujti Ledjana, e cila ka vazhduar thumbat përmes një kënge.

Në një video ku në sfond dëgjohet kënga “Cali” e Rina Balajt, Ledjana dëgjohet teksa këndon disa vargje që u morën si thumb drejt Mevlanit.

“Po të shoh ty me të por si unë ajo ti e din nuk është..”, thuhet mes tjerash në këngë dhe kjo u mor menjehëherë si reagim pas publikimit të fotografisë së Mevlanit me Aristelen.

Mirëpo kjo gjë e ka revoltuar shumë Ledjanën. Ajo ka reaguar sot ashpër përmes një statusi në rrjetin social ku thekson se Mevlani është një person “i ikur me kohë” për të.

“Këngët dhe storyt që postoj nuk janë dedikim për askënd, aq më pak për persona që për mua janë të ikur me kohë. Më lini të qetë njerëz, e mos më bëni tag në asnjë këngë pa lidhje!”, shkruan ajo.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat