Kim po kalon momentin më të vështirë si nënë: Nuk jam aspak mirë

Mediale Vip

Kim po kalon momentin më të vështirë si nënë: Nuk jam aspak mirë

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 16:56
Kim Kardashian me familje

Kim Kardashian po kalon një moment shumë të vështirë dhe thotë se nuk është aspak mirë, sepse djali i saj, Saint ka thyer krahun. Kim e ndau lajmin në Instagram Story, duke treguar se 5-vjeçari theu krahun në disa vende.

"Kush mendoni se qau më shumë sot? Djali im theu krahun në disa vende sot. Unë nuk jam aspak mirë," shkroi Kim mbi një fotografi të Saint në një karrige me rrota me dorën e djathtë të mbështjellë.

Kim nuk dha detaje se çfarë ndodhi që i biri theu krahun.

Kjo ka qenë një periudhë e vështirë për Kim, pasi ajo dhe Kanye paraqitën kërkesën për divorc në shkurt, pas 7 vitesh martesë. Megjithatë, ata ruajnë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe janë të dy prindër shumë të përkushtuar për katër fëmijët e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat