Ikona e modës, André Leon Talley ndërron jetë nga një sëmundje e panjohur

Mediale Vip

Ikona e modës, André Leon Talley ndërron jetë nga një sëmundje e panjohur

Më: 19 janar 2022 Në ora: 10:03
André Leon Talley

André Leon Talley, gazetar i modës dhe ish-drejtor artistik i Vogue, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

TMZ raportoi se Talley kishte ndërruar jetë të martën në një spital të Nju Jorkut, nga një sëmundje e panjohur. 

Një personazh më i madh se jeta, Talley ishte një figurë pioniere në botën e modës, siç njihet për komentet e tij thumbuese. Në një karrierë që zgjati gjashtë dekada, Talley përdori pozicionin e tij për të mbrojtur diversitetin në pistë dhe në prapaskenë në botën e modës.

Ai kurrë nuk e tregoi orientimin e tij seksuale dhe shpesh i drejtohej vetes si "fluid". Publiku nuk mësoi kurrë për asnjë marrëdhënie të tijën dhe në lidhje me këtë, Andre tha se diçka të tillë ja "atribuon abuzimeve që ka marrë në fëmijëri."

Karriera e tij nisi nga një intership me ish-redaktoren e Vogue Diana Vreeland në  Metropolitan Museum of Art në 1974. Kjo e fundit u mahnit nga talenti dhe aftësitë e tij, duke i dhënë kështu kontaktet e saj për të nisur punë brenda kësaj industrie. Emri i tij do të arrinte kulmin e njohjes pas punës në US Vogue, ku u bë drejtuesi i lajmeve të revistës e më pas drejtori artistik deri në 1995-ën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat