Luana Vjollca prezanton projektin e ri: Do flas për 5 histori personale jo të bukura

Mediale Vip

Luana Vjollca prezanton projektin e ri: Do flas për 5 histori personale jo të bukura

Më: 13 maj 2022 Në ora: 14:22
Luana Vjollca

Luana Vjollca prezantoi projektin e saj të ri “Thuaje”, përmes të cilit do ta prezantojë veten në një profil të ri jo vetëm duke rrëfyer anën e saj profesionale, por edhe atë personale.

Projekti i ri do të përmbajë edhe 5 këngë, të cilat kanë brenda edhe disa detaje të jetës personale.

Siç thotë Luana, ajo dëshiron që të jetë një zë për vajzat, gratë dhe forcën e tyre. “Thuaje” do të jetë një zë me në qendër historitë e tyre.

“Është një zë i imi, i cili dua shumë të shërbejë si zëri i atyre që nuk kanë një zë. Është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës”.

“Si njerëz” është i pari episod, në të cilin Luana nis të flasë sidomos për bullizmin, nga i cili ajo ka vuajtur jo pak, por edhe nga kjo arsye ka gjetur forcën për të qenë ajo që është, me të gjitha anët e saj të forta, por edhe pikat e dobëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat