Partneri i propozon për martesë këngëtares shqiptare në festën e ditëlindjes

Mediale Vip

Partneri i propozon për martesë këngëtares shqiptare në festën e ditëlindjes

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 08:20
Barbana Dini

Këngëtarja e njohur, Barbana Dini ka marrë propozim për martesë nga partneri i saj.

Mbrëmë Barbana ka festuar ditëlindjen dhe nga festa miqtë kanë publikuar një video ku partneri i saj ulet në gjunjë dhe i propozon.

Barbana prej kohësh ka nisur një jetë të re në Amerikë me partnerin e saj.

Këngëtarja poston shpesh foto krah mashkullit që i ka vjedhur zemrën, por pa zbuluar identitetin e tij.

Mbi të gjitha Barbana duket e lumtur dhe ne urojmë çiftin për këtë hap të radhës.

Image
Pamje nga propozimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat