Cili është mashkulli më i pashëm në botë? Përgjigjen e tha Brad Pitt!

Mediale Vip

Cili është mashkulli më i pashëm në botë? Përgjigjen e tha Brad Pitt!

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 09:09
Brad Pitt

Brad Pitt është i njohur për shijet e tij në zgjedhjen e partnereve që ka mbajtur në krah përgjatë viteve. Së fundmi , ylli i kinemasë ka zbuluar edhe zgjedhjen e tij për mashkullin më të pashëm në botë.

Në një intervistë për revistën “Vogue” Pitt e ndau zgjedhjen e tij në dy, George Clooney dhe Paul Newman.

“Në botën e aktrimit, emri i parë që vjen në mendje është Newman, sepse ai pleqëroi me shumë hijeshi. Dhe ishte një njeri shumë i veçantë, altruist dhe i vërtetë”. Duke folur për Clooney-n, me të cilin ka luajtur në serinë e filmave “Ocean”, Pitt tha: “Nëse do të duhet të them një emër të tanishëm, do të thosha George Clooney… pse jo?!”.

Clooney, 61 vjeç, dhe Brad Pitt, njihen për marrëdhënien shoqërore me njëri-tjetrin. Ndërsa Newman, ikonë e kinematografisë, ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare, në vitin 2008.

Clooney dhe Pitt flitet se do të luajnë sërish bashkë, në një tjetër film “Ocean”, ku do të marrë pjesë edhe Matt Damon. Për herë të fundit, të tre aktorët kanë qenë bashkë në një fillm në vitin 2007 “Ocean 13”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat