Emma Marrone flet hapur: 'Ja hera e fundit kur bëra dashuri'

Mediale Vip

Emma Marrone flet hapur: 'Ja hera e fundit kur bëra dashuri'

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 19:25
Emma Marrone

Emma Marrone, këngëtarja e njohur dhe ish-protagonistja e 'Amici-t', ka bërë një bashkëbisedim të sinqertë me ndjekësit e saj, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre në Instagram. Ylli italian ka bërë disa deklarata interesante për jetën e saj private dhe intime.

Emma 'pa doreza': Ja hera e fundit kur bëra dashuri
Të shumtë janë yjet që preferojnë të mos flasin për jetën e tyre private dhe seksuale. Edhe Ema është shumë private nga ky këndvështrim, jo për arsye modestie, por sepse preferon t'i mbajë për vete disa aspekte të jetës së saj. Mirëpo, këtë herë këngëtarja ka vendosur ta ulë pak këtë mur duke u rrëfyer para ndjekësve.

Një ndjekës e pyeti atë se kur ishte hera e fundit që bëri dashuri. Emma nuk u mendua dy herë dhe u përgjigj shumë sinqerisht: “Dhjetorin e kaluar. Pothuajse një vit më parë”. Jo vetëm kaq, pasi këngëtarja shtoi me ironi: “E di... Keq... Shumë keq vërtet...”

Ëndërr? Të kishte ende pranë të atin
Më pas këngëtarja iu përgjigj edhe disa pyetjeve personale. Një përdorues e pyeti se cila ishte ëndrra e saj dhe ajo u përgjigj: "Babai im, të ishte ende gjallë". Në fakt, babai i Emma-s u nda nga jeta pak muaj më parë për shkak të një sëmundjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat