Fansat e shqetësuar i dërguan policinë për të kontrolluar shtëpinë e saj, reagon Britney Spears

Mediale Vip

Fansat e shqetësuar i dërguan policinë për të kontrolluar shtëpinë e saj, reagon Britney Spears

Më: 27 janar 2023 Në ora: 20:15
Britney Spears

Pas fshiu llogarinë e saj në Instagram, qindra fansa të Britney Spears telefonuan të shqetësuar policinë e Los Anxhelos dhe i kërkuan që të shkonin në shtëpinë e këngëtares për të kontrolluar nëse ajo ishte mirë, pasi sipas tyre ylli ka pagur një sjellje të çuditshme dhe dyshojnë se jeta e saj është në rrezik.

Policia shkoi, kontrolloi dhe ndërsa nuk u raportua nëse ata folën me të apo jo, ata thanë se nuk besonin se kishte ndonjë arsye për tu shqetësuar. Ditën e sotme, Britney reagoi ndaj veprimit të fansave, teksa shprehej se këtë herë, ata i tejkaluan kufijtë.

Ndonëse Britney nuk u tregua e ashpër me fansat e saj, ajo u shpreh atyre se këtë herë ata ishin jashtë limiteve, pasi fshirja e llogarisë së saj në Instagram nuk ka të bëjë fare me teoritë e konspiracionit apo rrezikun për jetën e saj.

Nëpërmjet një deklarate në Twitter, Britney shkroi:

“Siç e dinë të gjithë, policia erdhi në shtëpinë time për shkak të disa telefonatave. Unë i dua dhe i adhuroj fansat e mi, por këtë herë gjërat shkuan pak larg dhe privatësia ime u shkel”, shkroi ajo.

“Policia nuk hyri kurrë në shtëpinë time dhe kur mbërriti te dera e kuptuan se nuk kishte asnjë problem dhe u larguan menjëherë.  Gjatë kësaj periudhe të jetës sime, shpresoj shumë që publiku dhe fansat e mi për të cilët i dua kaq shumë mund të respektojnë privatësinë time në vazhdim. Me dashuri, B”, përfundoi këngëtarja.

Burimet thanë për TMZ se Britney ishte “shqetësuar” nga vizita “e papërshtatshme” e policisë për një kontroll të kërkuar nga fansat.

“Mund të konfirmoj se kemi marrë telefonata për dërgimin tonë dhe gjithashtu mund të konfirmoj se nuk besojmë se Britney Spears është në ndonjë lloj rreziku”, konfirmoi një zëdhënës i Zyrës së Sherifit të Qarkut Ventura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat