Rrëfimi i Susan Boyle për sëmundjen që e la për një kohë jashtë skene

Mediale Vip

Rrëfimi i Susan Boyle për sëmundjen që e la për një kohë jashtë skene

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 19:52
Ish-konkurrentja e spektaklit “Britain’s Got Talent”, Susan Boyle

Ish-konkurrentja e spektaklit “Britain’s Got Talent”, Susan Boyle, ka befasuar duke u shfaqur në skenën e këtij kompeticioni duke interpretuar një këngë nga “Les Miserables”.

Gjatë paraqitjes së saj në emision, 62-vjeçarja u tregoi prezantuesve Ant McPartlin dhe Declan Donnelly detajet se pse u tërhoq nga skena.

Ajo deklaroi se në prill të vitit të kaluar pësoi një goditje të lehtë në tru, gjë që e bëri të mos ishte e sigurt nëse do të mund të performonte më.

“Është ndjenjë e shkëlqyer. Në fakt, është jashtëzakonisht e veçantë për mua, sepse prillin e kaluar, pësova një goditje të lehtë në tru”.

“Kam luftuar si e çmendur për t’u rikthyer në skenë. Dhe ia kam dalë”, është shprehur Susan.

Goditja në tru (insulti cerebral) është një urgjencë mjekësore. Goditja në tru ndodh kur ndalon qarkullimi i gjakut në tru. Brenda pak minutash, qelizat trunore nisin të vdesin. Janë dy lloje goditjesh në tru.

Më e shpeshta quhet iskemia trunore kur ndodh bllokimi i një ene të gjakut për shkak të mbylljes nga ndonjë tromb dhe kështu pamundësohet qarkullimi i gjakut në tru.

Ndërsa lloji tjetër quhet goditja hemorragjike që shkaktohet kur një enë e gjakut dëmtohet dhe gjaku rrjedh brenda trurit.

‘Mini-goditjet në tru’ ose sulmet kalimtare iskemike (TIA) ndodhin kur furnizimi me gjak në tru është i ndërprerë përkohësisht.

Kjo amvise skoceze u bë e famshme në vitin 2009 pas konkurrimit në sezonin e tretë të spektaklit “Britain’s Got Talent”.

Asokohe la përshtypje të madhe te anëtarët e jurisë dhe publiku me interpretimin e këngës “I Dreamed a Dream” nga muzikali “Les Miserables”.

Edhe pse e fitoi vendin e dytë, performanca e saj në audicion pati disa milionë shikime në YouTube dhe inicioi ndërtimin e një karrierë muzikore. Megjithatë, për shkak të presioneve të famës, shëndeti i saj u përkeqësua dhe ajo qëndroi për një kohë në një institucion psikiatrik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat