Adriana Matoshi fton fansat ta ndjekin në Threads – thotë se aty po ndjehet më kreative

Mediale Vip

Adriana Matoshi fton fansat ta ndjekin në Threads – thotë se aty po ndjehet më kreative

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 20:39
Adriana Matoshi

Aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ka pak ditë që është bërë pjesë e platformës më të re të rrjeteve sociale, Threads – e cila është nën ombrellën e Instagramit.

Në një postim të fundit të publikuar pikërisht në këtë rrjet sociale, Matoshi iu ka bërë thirrje fansave që ta ndjekin në Threads, ngase aty po ndjehet më kreative.

“Ndiqeni Adullanen në Threads. Se këndej jam rralluar komplet, andej më kreative po më duket vetja”, ka shkruar aktorja gjilanase.

Të njëjtin postim, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje e ka rishpërndarë më pas edhe në Instastory.

Adriana përndryshe prej muajsh ka marrë pjesë në xhirimet e një filmi në Shqipëri, i cili për tematikë ka periudhën e skemave piramidale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat