Arrestohet Gjesti

Mediale Vip

Arrestohet Gjesti

Më: 11 mars 2026 Në ora: 19:09
Gjesti

Është arrestuar këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti.

Kështu kanë bërë të ditur burime të medias.

Ndërkaq, zëdhënësi i policisë, Enis Pllana në lidhje me këtë rast  tha se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në konfirmim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat