Një video e realizuar me inteligjencë artificiale nga fotografja Rezarta Shkurta ka prekur zemrat e publikut.
Përmes saj, ajo ka sjellë një moment imagjinar, por tejet emocionues, mes Roelit, djalit të Shpat Kasapit, dhe babait të tij të ndjerë.
Në video, Roeli shfaqet pak më i rritur, teksa në një peizazh të mbuluar nga bora takon të atin dhe e përqafon fort.
“E mbajta fjalën, Shpat”, shkruan Rezarta krahas pamjeve, duke e kthyer këtë krijim në një kujtim simbolik që Roeli mund ta ruajë gjithë jetën.