Si duket, muaji nëntor i shkon shumë për shtat zërit dhe tabanit muzikor që sjell në treg artistja e njohur Hajrije Preniqi Gashi.
E themi këtë pasi ajo sapo ka publikuar projektin e ri festiv me titull “Zani i trimave”, këngë të cilën për herë të parë e kishte kënduar në vitin 1980, me tekst nga Kolë Ndreka.
Por kjo këngë e bukur, e vjetër dhe me nota patriotike, edhe më herët, diku në vitet ’70, ishte dëgjuar dhe kënduar nga një artiste nga Shqipëria.
Kur numëron vitet, kjo këngë është gati gjysmë shekulli e vjetër, por kaq bukur tingëllon edhe sot në këtë risjellje nga këngëtarja me origjinë nga Obiliqi i Kosovës.