​Jennifer Lopez ndryshon qëndrim: S’dua ta ekspozoj më jetën private, nxora mësime nga e kaluara

Mediale Vip

​Jennifer Lopez ndryshon qëndrim: S’dua ta ekspozoj më jetën private, nxora mësime nga e kaluara

Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 19:44
​Jennifer Lopez

Jennifer Lopez ka vendosur të mbajë jetën e saj sentimentale larg vëmendjes së publikut, duke pranuar se përvojat e së kaluarës i kanë mësuar të jetë më e kujdesshme me atë që ndan për marrëdhëniet e saj.

Në një intervistë për The New York Times, këngëtarja dhe aktorja foli hapur për ndikimin që publiciteti i madh ka pasur në jetën e saj personale, duke theksuar se nuk dëshiron të përjetojë më të njëjtën ekspozim mediatik.

“Dua të mbroj njerëzit që dua dhe të kem më shumë gjëra në jetën time që mbeten të shenjta dhe personale. Kam nxjerrë mësime nga marrëdhëniet e mia dhe gjithçka që vjen me to. Nuk është diçka që dua ta përjetoj përsëri”, u shpreh Lopez.

Megjithatë, artistja theksoi se të qenit e hapur emocionalisht dhe reflektimi mbi përvojat personale janë thelbësore për krijimtarinë e saj.

“Nëse nuk je e cenueshme, nëse nuk reflekton dhe nuk i përjeton të gjitha ato prova, nuk do të krijosh asgjë që ka vlerë të vërtetë”, tha ajo.

Lopez sqaroi se vendimi për të ruajtur privatësinë nuk do të thotë se synon të fshihet nga publiku, por thjesht se nuk dëshiron të japë më shpjegime apo të komentojë marrëdhëniet e saj.

“Njerëzit do t’ju shohin dhe do ta dinë, por nuk është diçka për të cilën dua të komentoj. Nuk është diçka që dua t’i ftoj njerëzit ta shohin dhe as diçka që dëshiroj ta ekspozoj”, deklaroi ajo.

Duke folur për marrëdhëniet e saj të mëparshme dhe vëmendjen e vazhdueshme mediatike, këngëtarja pranoi se publiciteti ka qenë një faktor i rëndësishëm, por nuk e konsideron atë si shkakun e vetëm të ndarjeve.

“Marrëdhëniet në të cilat kam qenë, pavarësisht nëse mediat do të ekzistonin apo jo, nuk ishin të destinuara të zgjasnin. Prandaj, nuk mund të them se ishte publiciteti ai që i shkaktoi fundin”, u shpreh ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat