Daniel Craig është parë duke shëtitur me një mik në Mayfair të Londrës, pak më shumë se një javë pasi Robert Pattinson u prezantua si aktori që do të marrë rolin e James Bondit.
Duke lënë pas kostumin elegant që e karakterizonte në rolin e agjentit 007, Craig u shfaq me një pallto ngjyrë blu të errët, një triko me motive Fair Isle dhe syze me xhama të errët.
Ish-interpreti i James Bondit duket se po shijon tashmë jetën larg vëmendjes që shoqëronte rolin e tij ikonik.
Ndërkohë, Robert Pattinson është emri që po lidhet me kapitullin e ri të sagës së famshme, pas prezantimit të tij si pasardhësi i Daniel Craig në rolin e agjentit 007.